Rruga kryesore në Dibër “8 shtatori” e cila ka një frekuencë të madhe dhe ku gjenden objektet kryesore afariste, një kohë të gjatë kishte probleme me kualitetin e dobët të pllakave me të cilët janë shtruar trotuaret, por edhe me ndriçimin publik. Aktivitetet të realizuara para disa viteve lanë mangët kualitetin e nevojshëm si tek trotuaret ashtu edhe tek ndriçimi publik. Për këtë shkak komuna Dibër këtë ditë në mënyrë intensive ka ndërmarr aktivitete për të sanuar edhe ndriçimin publik por edhe trotuaret.
Pushteti vendor ka informuar se aktualisht me mjete nga buxheti lokal është duke u vendosur linjë e re për ndriçim publik të rrugës kryesore “8 shtatori”. Shtyllat e larta të rrymës elektrike faktikisht ndriçojnë shumë dobët trotuaret dhe tani duke u vendos një linjë e re në ata shtylla, ndriçimi publik është adekuat. Kryetari i komunës Hekuran Duka thotë se tani me këtë intervenim, ndriçimi publik në këtë rrugë kryesore do të plotësojë nevojat e qytetarëve. Por sipas Dukës, menjëherë pastaj do të behet edhe lyerja e shtyllave metalike, po ashtu me mjete nga buxheti komunal. Në vazhdim pritet të lyhen edhe shtyllat e tjera të rrymës elektrike në të gjithë pjesët e qytetit.
Përveç vendosjes së linjës të re elektrike, ka filluar edhe sanimi i pllakave të trotuareve në rrugën “8 shtatori”. Nga komuna informojnë se shumica e pllakave në trotuaret e rrugës “8 shtatori” ishin të dëmtuara ose nuk ishin të fiksuara mirë për bazamentin dhe gjatë ecjes mbi to, kishte vështirësi dhe pengesa. Komuna e Dibrës me stafin teknik mundëson zëvendësimin e pllakave të dëmtuara dhe fiksimin e tyre. Po ashtu theksojnë se pllakat edhe në shëtitoren e Dibrës do të sanohet po në të njëjtën mënyrë. Para disa viteve kur trotuaret u shtruan me pllaka të gurit tradicional dibran, nga gurorja e fshatit Banjisht, vendosja u bë në mënyrë të përshpejtuar, prandaj edhe sot ndjehen dobësitë e punës. Pritet që me këtë sanim të pllakave definitivisht të tejkalohet problemet me ecjen të rëndomtë të këmbësorëve në trotuaret. Ekipet të pushtetit vendor në Dibër, respektivisht ekipit të grupit për aktivitete për ndërtim aktualisht bën edhe pastrimin të gjelbërimit në anën e rrugëve që lidhin Dibrën me Strugën dhe Mavrovën. Ky aktivitet ka të bëjë me shtimin e sigurisë në komunikacion në dalje dhe hyrje në qytetin e Dibrës. Nëse kemi parasysh se nëpër Dibër hyjnë edhe automjetet që vijnë apo shkojnë në Shqipëri nëpërmjet vendkalimit kufitar “Bllatë” mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës të Shqipërisë, pastrimi i rrugëve rajonale dhe ndërkombëtare ka një domethënie shumë të madhe për më shumë sigurim në komunikacion.