©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Këtë javë, përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës do të luajnë dy ndeshje kontrolluese në Shkup te grupmoshat e U-21.
Në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup ndeshja e parë kontrolluese do të luhet më 14 nëntor me fillim nga ora 13:00, ndërsa ndeshja e dytë më 17 nëntor duke filluar prej orës 12:00.
Përzgjedhësi i Maqedonisë së Veriut për grupmoshën U-21 është Dragi Katlanovski, i cili sot i ka grumbulluar futbollistët e ftuar në Shkup.
Ndryshe, Përfaqësuesja A e Maqedonisë së Veriut më 14 nëntor në Shkup do të luajë kundër Letonisë, ndërsa më 17 nëntor kundër Ishujve Faroe.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com