Kjo e hënë ka shënuar rekordin e numrit të pasagjerëve në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit. Pasagjeri i 10 miliontë është një holandez, i cili shprehet i surprizuar nga pritja. drejtori operacional i TIA thotë se fokusi i kompanisë mbetet zhvillimi i qëndrueshëm.
Mëngjesin e kësaj të hëne, në pistën e Aeroportit ndërkombëtar të Tiranës mbërriti psasagjeri i 10 miliontë me linjën holandeze Transavia.
Martin Van Der Meji, nga Holanda ishte pasagjeri i 10 miliontë, i cili nuk e kishte herën e parë që vinte në shqipëri por u ndje i surprizuar nga pritja e veçantë që ju bë së bashku me pasagjerët e tjerë
‘Kjo është vërtet një surprizë për mua, është nder për mua të jem pasagjeri i 10 miliontë këtu në aeroportin e Tiranës’, tha Van Der Meji.
Në aktivitetin e organizuar me praninë e shumë personaliteteve, u vlerësua zhvillimi i vazhdueshëm i aeroportit ndërkombëtar të Tiranës , i cili rezulton me rritjen më të shpejtë në europë që pas pandemisë. Drejtori operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Piervittorio Farabbi, ndau me të ftuarit aritjet, duke theksuar punën e palodhur që ka sjellë realizimin e këtij objektivi.
‘Për të arritur këtu,kemi marrë vendime të rëndësishme dhe kemi ndërtuar strategji inovative, për përmirësimin e përvojës së pasagjerëve. Grupi Kastrati sapo mori menaxhimin e aeroportit investoi për transformimin, rritjen e kapacitetve dhe përmirësimin e cilësisë. Me rreth 100 milion euro të investuara në vetëm 3 vitet e para, hapësira e terminalit është trefishuar dhe pritet të shkoje në 100 mije m2, në përfundim të projektit.
Fokusi ynë mbetet drejt zhvillimit të qendrueshëm; jemi duke shtuar mjetet elektrike për operacionet në pistë, si edhe kemi në plan të instalojmë panele voltaike Kemi shtuar 15 mijë metra katrorë në zonën e mbërritjeve, 6 stenda të reja për parkimin e avionëve duke shkuar kështu në 29 në total. Shumë shpejt do mundësojmë dhe kapacitetet për avionë të linjave transoqeanike për të bërë të mundur fluturime direkte drejt SHBA’, theksoi Piervittorioa Farabbi, Drejtori operacional i TIA.
Në këtë aktivitet ishte dhe zëvëndës kryeministrja njëherësh Ministre e infrastrukturës dhe energjisë Belind e cila tha se nga 11 milionë vizitorë që erdhën në Shqipëri gjatë vitit 2024, mbi 10 milionë kanë hyrë nëpërmjet aeroportit të Rinasit
‘Duhet njohur e gjithë puna që është bërë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, për sa i përket shtimit të kapaciteteve të terminalit, vendqëndrimeve dhe mbi të gjitha teknologjisë së re.11 milionë e 40 vizitorë të hyrë në vendin tonë deri në 30 nëntor dhe të gjithë këta, imagjinoni 10 milionë kanë hyrë nga Rinasi. Kështu që 90% e prezantimit të Shqipërisë në momentin e parë të hyrjes bëhet nga kjo portë. Në vitin 2025 kemi marrë një angazhim për të pasur ne këtë aeroport mbi 12 milionë pasagjerë’, tha Balluku.
TIA së bashku me WizzAir organizuan një lojë shpërblyese, ku pasagjerët e pranishëm në terminal patën mundësinë të fitonin dhjetra bileta për fluturime falas në destinacione të ndryshme në Europë. Festa vijoi përgjatë ditës edhe me shfaqje të ndryshme dhe programe argëtuese, duke e transformuar terminalin në një ambjent festiv për të gjithë pasagjerët