12
Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot i vranët, ku gjatë orëve të para të 24-orëshit, pritet të kemi depërtimin e frontit të ftohtë nga veriperëndimi i kontinentit, i cili do të sjellë reshje shiu dhe bore.
Reshjet e borës pritet të paraqiten kryesisht në Rrafshin e Kosovës, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që të paraqiten edhe në Rrafshin e Dukagjinit.
Në orët e mëngjesit mund të ketë edhe ndonjë vetëtimë dhe bubullimë në zonën jugperëndimore, njofton Meteo Kosova.
Gjatë orëve të pasdites, gradualisht reshjet pritet të humbasin intensitet dhe territor, duke mbetur vetëm të izoluara në zona të caktuara, sidomos në zonat malore, kryesisht në formë të borës.