©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Një situatë shqetësuese ka ndodhur në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Tamara Potoka ka rënë pa ndjenja gjatë garës së saj në not. Notarja sllovake ka humbur ndjenjat në momentin që ka dalë nga uji.
Menjëherë stafi mjekësorë i ka ardhur në ndihmë, duke i vendosur një masë oksigjeni, ndërsa shihet në barelë duke u larguar nga pishina. Stafi mjekësorë ka deklaruar se 21-vjeçarja është e ndërgjegjshme dhe fatmirësisht gjendja e saj është stabilizuar.
Kujtojmë se Potoka përfundoi e 7-ta në garë në disiplinën e 200 metrave me pengesa. Ajo regjistroi kohën 2 minuta e 14 sekonda.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com