previous post
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Një aksident i rëndë ka ndodhur mes trenit të linjës Prishtinë-Pejë dhe një veture i tipit audi, në fshatin Pavlan.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar, zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku njoftoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00.
“Sot rreth orës 10:00, Policia është njoftuar për një aksident në mes trenit të udhëtarëve dhe një veture, si pasojë e këtij aksidenti tre (3) persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar ne emergjencen e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor’, ka thënë Rugova.
Sipas burimeve të Indeksonline, dy persona janë duke u trajtuar në Emergjence, ndërsa një persona raportohet se është në gjendje më të rëndë.
Më poshtë mund të shihni pamjet nga ky aksident.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com