Kryeministri Albin Kurti, përfaqëson Republikën e Kosovës në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, i cili po zhvillohet në Kotorr të Malit të Zi.
Indeksonline ka siguruar pamje nga prapaskenat e takimit të Kurtit me liderët shtetërorë.
Në video shihet përshëndetja e tij me ndihmëssekretarin amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,
Ndryshe nga zyrtari i lartë amerikan, përshëndetja e Edi Ramës me Kurtin ishte nga ulur.
Kujtojmë se pjesëmarrja e kryeministrit Kurti në këtë samit tregon përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim rajonal dhe integrime evropiane.
Unë jam në Kotorr të Malit të Zi, për takimin e 3-të këtë vit të BB6 mbi Planin e rritjes së BE-së së bashku me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Ne do të diskutojmë përparimin tonë në agjendën e reformës së Planit të rritjes së BE-së dhe çështjet rajonale, duke përfshirë gjendjen e zbatimit të marrëveshjeve që kemi arritur në procesin e Berlinit”, ka deklaruar Kurti në X.
/Indeksonline/