Paga mesatare neto në shtator arriti në 41.585 denarë (675 euro), njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.
Sipas të dhënave më të fundit, është shënuar rritje prej 9.8 për qind krahasuar me shtatorin 2023.
“Kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: veprimtaritë e shërbimeve administrative dhe ndihmëse me 12,6 për qind, industria përpunuese me 11,7 për qind dhe arti, argëtimi me 11,4 për qind”, njofton ESHS.
Nga të dhënat rezulton se rritje e pagës mesatare mujore neto për punonjës, krahasuar me muajin paraardhës, është shënuar në sektorët e mëposhtëm: miniera dhe gurore me 5.8 për qind, Veprimtaritë e shërbimeve administrative dhe ndihmëse me 5 për qind dhe Industria përpunuese me 2.8 për qind.
Paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës, në gusht 2024, ishte 41.097 denarë (667 euro)