(fragmente të tekstit të autorit Azgan Haklaj)
Oso Kuka lindi në vitin 1820.
Ai doli nē skenën historike shqipëtare në vitet 50-60 te shekullit te XlX ,në kohën më kritike të Kombit Shqiptar.
Në vitin 1830 osmanët prenë në besë dhe vranë në Manastir 500 burra tē Toskërisë.
Viti 1831 shënoi rënien e pashalleqeve shqipëtare, atij të Janinës dhe të Bushatllinjëve.
Bashkë me renien e tyre u shua dhe ëndrra për krijimin e një fronti të përbashkët Ballkanik kundër Turqisë.
Në vitin 1832 Turqia filloi reformat e Tanzimatit.
Kudo nē terë hapsirën shqipëtare shpërthyen kryengritjet lokale, të cilat u kthyen ne lëvizje kombëtare.
Veçojmë kryengritjen e Beratit, në vitin 1834 e udhëhequr nga Hamza Kazazi, Shkodrës në vitin 1835, Myzeqesë në vitin 1835, Dibrës në vitin 1844, Kosovës nē vitin 1845.
Kryengritjet më tē medha ishin ajo e Malësisë së Gjakovës e udhëhequr nga Binak Alija dhe
Sokol Rama, në qershor tē vitit 1845, në Shqipërinë jugore të udhëhequra nga Rrapo Hekali, Zenel Gjoleka, Tafil Buzi, Hodo Aliu në vitin 1847 dhe në Shkup në të njëjtin vit e udhëhequr nga Dervish Cara.
Edhe keto kryengritje shqipëtare u shtypën me ekspedita ushtarake dhe se Porta e Lartë me organizimin e ri bëri ndarjen e shqipëtarëve në katër vilajete, për ti mbajtur më kollaj nën sundim.
E shkatërruar, e tronditur deri në themel nga luftrat për liri e çlirim kombëtar nga Turqia, Shqipërisë i kanosej dhe një rrezik i ri.
Rusia Cariste tashmë me statusin e njē fuqie të madhe ushtarake dhe politike, ndjehej e plotëfuqishme për të ngopur oreksin e Serbisë e të Malit të Zi për të zgjeruar kufijtë e territoreve të tyre në kurriz të shqipëtarëve.
Ilia Garashanini, ministri i jashtëm i Serbisë kishte shpallur “Naçertanijan” ( Serbinë e madhe).
Koleti, kryeministri i Greqisë kishte shpallur Megalidhenë( Greqinë e madhe)
Knjaz Nikolla i inkurajuar nga planet e Moskës dhe premtimi i Carit për mbështetje me armatim, para e mjete logjistike thërret në Çetinjë kriminelin me damkë Vulo Serdanin e Vasoviçit dhe e urdhëron të djegë, plaçkitë e të shkretojë viset shqipëtare, në veri të Shkodrës.
Ekspeditat ndeshkimore malazeze e kishin kthyer Vraninën e rrethinat e saj në tokë të djegur.
Qindra burra ishin vrarë dhe barbarisë së malazezëve nuk u shpetuan as femijët e djepit.
Nga presioni i madh i popullit dhe duke qenë krejtësisht i paaftë për tē mbrojtur kufirin me Malin e Zi, guvernatori i Shkodrës Avdi Pasha organizoj mbledhjen e autoriteteve, të parisë sē qytetit dhe të popullit dhe u mundua me dredhi ti vinte fajin shqipëtareve duke i quajtur
frigacakë e të pafe, për të mbrojtur vendin e tyre.
S’ka më burra këtu, ju keni mbetur në vajza ju drejtohet pashai turk me ligësi e fodullek të pranishmëve.
Trimi Oso Kuka i cenuar në gjënë më të shtrenjtë ,në nderin dhe dinjitetin kombetar ngrihet në këmbë si Ante, vën dorën mbi dy koburet e lara me argjend që mbante në brez dhe i drejtohet pashait osman:
“Avdi Pasha ma kadalë
Mos e thuaj dy herë atë fjalë
Se për dinë e për imanë
T’baj si t’kjan e zeza nanë
T’baj si t’kjan pa exhel ty nana
Se n’Shqipni ka djem si zana
K’ta më t’parët janë në fushë të mejdanit
K’ta mē t’rreptit janë ballë dushmanit
Janë çelik për teh tē taganit”.
Oso Kuka me një grusht djem të zgjedhur dhe tē sprovuar në beteja me turqit dhe malazezët mori përsipër të mbronte Kullën-fortesë të Vraninës dhe viset që sulmoheshin nga Vulo Serdani e banditët e tij.
Sëbashku me luftëtarët e tij e kthen situatën brenda pak ditëve në disfavor të pushtuesit.
Ai kapi dhe asgjesoi dhjetra cuba plaçkitës, duke i rikthyer popullit qetësinë dhe shpresën për të jetuar të lirë në trojet e tyre
Demarshet diplomatike të Knjaz Nikollës, në kancelaritë evropiane me qellimin final për të aneksuar Shkodrën dhe rrethinat e saj,ishin kthyer në një rutinë, por gjendja ne terren ishte krejt tjetër.
Oso Kuka e kishte kthyer kufirin në barrikadë të pakapërcyeshme.
Kur Mbreti Malazez po i mburrej për zotësitë e tij Mbretëreshës Milena, ajo duke e njohur mirë realitetin e ri, guxon e ja përplasë në fytyrë me fjalët që kënga popullore i ka gdhendur mjeshtërisht.
“Nuk e njeh ti Oso Kukën
Që me gjak ai ta lan trupin
Hajt nji herë ka Podgorica
Me çelik tu ka nxanë Granica”.
I alarmuar së tepërmi nga disfata në Vraninē dhe nga frika e kordinimit nē një komandë të vetme të kryengritjeve qe kishin filluar të shperthenin në të gjitha trojet Iliro-Dardano-Arbërore, Knjaz Nikolla dha urdhër të sulmohej nē befasi dhe të pushtohej me çdo kusht Vranina, si një pikë strategjike nga duhej të pushtohej dhe Kryeqyteti i Ilirisë Shkodra.
Ashtu si Leonidhës përballë hordhive perse të Kserksit, Oso Kukës dhe çetës së tij ju desh të luftonin një me 300.
Në natën e asaj Beteje Homerike Oso Kuka ngrihet shpejt nga sofra e bukës
“Po ça ka ai Oso Kuka
Atij sonte s’po i hahet buka
Nuk han bukë veç sa me thanë
I lan durt e rrin njan t’anë”
Mbështetet në krah të oxhakut, e duke thithur llullën mendueshëm, i kujtohet një ëndërr e frikshme që kishte parē një natë më parë.
Shife shpatullēn e na trego çfarë thotë ,se kam pa një ëndërr të keqe i drejtohet Soko Tonës.
Kur mësoj se në shpatull paralajmērohej njē betejë e përgjakshme dhe me shumë tē vrarë, Oso Kuka urdhëroj lahutarin t’ja merrte kangës.
Kanë mbetur të gdhendura me shkronja të arta në Lahutën e Malësisë, fjalët e luanit të Vraninës
“Çou Kaçel kape lahutën
Se prej luftës shqiptarët nuk tuten
Me na kndue një kangë shqiptare
Se s’mbajm zi për pa dal fare”.
Oso Kuka duke e njohur mirë pabesinë e malazezëve dërgon roje katër luftëtarë trima,
Met Zenelin, Vuksan Gjelin, Karrni Gilen dhe Sinanin.
Luftëtarët e Osos pastrojnë pushkët, mprehin shpatat dhe shtrihen për të marrë një sy gjumë si e kanë zakon ushtarët e regjur në beteja.
Në terrin e natës 3000 forca elitare të ushtrisë malazeze të prirë nga Mirko Gjura , mik i Osos dhe banor i Vrakës, i afrohen nē fshehtësi Vraninës.
Rojet shqipetare pasi vrasin tradhëtarin fillojnë betejën e pabarabartē me pararojën malazeze.
Lahuta na sjell mrekullisht madhështinë e kësaj beteje heroike.
“Ah qendro o Met Zeneli
Ban gajret o Vuksan Gjeli
Mos e lesho mori Zagore
Ngul Sinan bre re mizore
Se me gjasë ke dridhet Suka
Asht tuj ardh bash Oso Kuka.
Dragojt shqipëtarë të prirē nga Oso Kuka dolēn si shqiponjat nga çerdhja e tyre dhe fluturuan drejt në logun e zanave, siç e quan Fishta mejdanin e trimave.
“Aman Zot kur Osja mbrrini
Si re breshni kresë njaj vrrini
Me tridhjetë e disa burra
E zateti nëpër curra
Aty qiell ma nuk u pa
Aty pushkë ma nuk u da
Kriste ltina e dumdunja
Porsi breshni vinte plumja”.
Kush e ka pa Vaterlonë dhe i njeh permasat e kesaj kasaphanje përmes vargjeve të Hygoit:
” Vaterlo, Vaterlo, Vaterlo fushëvarr, ështē në gjendje të imagjinojë guximin e trimërinë lëgjendare të Oso Kukës dhe çetës së tij, të cilët luftuan si luanë për 10 orë kundër ushtrisë malazeze ,derisa kryetrimi i tyre e kthen kullën e Vraninës në një varr masiv për ushtrinë e Knjazit.
Perlat e Vraninës u kthyen në ferr për agresorët.
Kur e pa se ndihma ushtarake nga Shkodra nuk po i vinte dhe i kishin mbetur gjallë vetëm 7-8 luftëtarë të plagosur, Oso Kuka si luani i plagosur dhe i egërsuar u mbyll në Kullēn e Barotit.
Dhjetra luftëtarë malazezë hipen nē çatinë e Kullës që nuk jepej.
Ndërkaq 800 forca te tjera e kishin futur atë në një rreth të hekurt.
Kryetrimi Oso Kuka merr me tē shpejtë vendimin që e bëri të pavdekshëm në histori.
“Ndigjo Nikollë të vraftë Zoti
Se ktu i thonë Oso Baroti
Se djeg veten edhe ty….”.
Ai u vuni flakën fuqive të barotit për ta kthyer Kullën e Vraninës, këtë çerdhe shqiponjash nē varr masiv për armikun.
Kulla e Vraninēs u hodh në erë, bashkë me rrethuesit dhe mbrojtësit.
Oso Kuka vendosi të vetëflijohej dhe me shkrumbin e vet dhe të luftëtarëve tē tij të digjte armikun.
800 malazezë u dogjēn në flakët e barotit ndërsa dhjetra të tjerë ishin vrarë në orët e kësaj lufte tē përgjakshme.
Keshtu perfundoj kjo betejë pa tē dytë në histori, në qershor të vitit 1862.
Oso Kuka bëri atë që nuk e bëri dot Pashai i Janinës, Ali Pasha që përfundoj me krye tē prerë në tepsi, për tu derguar nē Stamboll tek sulltani.
Ai e ktheu Vraninēn në Trojēn Shqipëtare.
Kulla e Oso Kukës në Vraninë ra, por u ngritën shqipëtarët.
U ngritën zerat për heroizmat dhe kërkesat e tyre.
Kjo kullë u bë simbol qëndrese nē mbarë trojet etnike.
Dhjetra djelmosha shkodranë u vranë në moshën mē të bukur tē tyre, por e shpaguan vehten duke vrarë qindra armiq, që u dogjën e u përveluan ne flakët e barotit.
Trimëria e kthyer nē legjendë e Oso Kukës dhe akti i tij sublim i kanē dhanë kurajo e besim të patundur nē të katër anët, brezave pas trimit të Vraninës,nē ëndrat e tyre për çlirimin e trojeve etnike dhe bashkimin e tyre në një shtet.
Emri dhe fama e Oso Kukës dhe e çetës së tij trime u përhap me shpejtēsi si rrufeja,nga Shkodra në Janinë e Kosovë ,në Manastir e Shkup.
Çdo kullë shqipëtare u kthye ne kēshtjellë qëndrese për liri.