Osmani takohet me Macronin, diskutuan mbi rëndësinë e ecjes përpara drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat evroatlantike
by mona22222
previous post
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar, ku po e përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), është takuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Presidentja Osmani dhe presidenti Macron kanë diskutuar mbi rëndësinë e ecjes përpara drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat evroatlantike.
“Dje, me presidentin Macron, diskutuam mbi rëndësinë e ecjes përpara drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike, në partneritet me aleatët tanë dhe në dobi të të gjithë qytetarëve tanë, pa dallim”, ka thënë presidentja Osmani.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com