Osmani reagon pas atentatit ndaj Trump duke theksuar se çdo lloj dhune politike është absolutisht e papranueshme
by mona22222
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas tentim atentatit ndaj ish presidentit amerikan, Donald Trump.
Përmes një postimi në rrjetin social twitter, Osmani ka thënë de dhuna politike është e papranueshme kudo që ndodh. Ajo ka shprehur solidaritet për ish-Presidentin Donald Trum dhe familjen e tij.
”Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me ish-Presidentin Donald Trump, familjen e tij dhe të gjithë amerikanët e prekur nga të shtënat në mitingun e Pensilvanisë. Çdo lloj dhune politike kudo është absolutisht e papranueshme dhe ne e dënojmë ashpër atë.”, ka shkruar Vjosa Osmani në Twitter.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com