©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
12 persona kanë vdekur, përfshirë këtu edhe autorin e krimit, pas të shtënave me armë në gjashtë lokacione në Cetinje të Malit të Zi, ditën e djeshme.
Pas këtij akti ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani.
Ajo ka thënë se Kosova solidarizohet dhe shpreh ngushëllime për familjet e personave që kanë mbetur të vdekur nga ky krim.
“Në këtë kohë të vështirë për Malin e Zi, ne solidarizohemi dhe shprehim ngushëllimet tona të përzemërta për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre pas të shtënave tragjike në Cetinje. Mendimet e mia janë me të gjithë komunitetin ndërsa ata vajtojnë dhe përballen me këtë akt të tmerrshëm dhune që ka marrë kaq shumë jetë”, ka shkruar presidentja në “X”.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com