Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të dielën do të qëndrojë për një vizitë në Kroaci me ftesë të presidentit kroat, Zoran Millanoviq.
Vizitën e ka bërë të ditur Zyra e Presidentit të Kroacisë. Sipas njoftimit, presidentja Osmani do të marrë pjesë në një organizim tradicional të lashtë të quajtur “Sinjska Alka” që mbahet në qytetin e Sinjit në Kroaci.
“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të vijë në Sinjska Alka me ftesë të presidentit Millanoviq, i cili sikurse në vitet e kaluara është organizator i Sinjska Alka (Unaza e Sinjit). Arritja e saj në Sinj është dakorduar më herët nën drejtimin e Shoqërisë së Alkar, që në vitet fundit po përpiqet të ndërkombëtarizojë këtë ngjarje tradicionale kalorsiake në Sinj dhe do të promovohet jashtë kufijve të Kroacisë”, thuhet në njoftim.