Pavarësisht që Organizata Jo-Fitimprurëse, “Caritas Kosova” ka si mision ndihmën humanitare, sociale dhe mjekësore në Republikën e Kosovës, dhe nuk do të duhej të kishte qëllime fitim-prurëse sipas Ligjit për Lirinë e Organizimit në Organizata Jo-Qeveritare, kjo OJQ ka ofertuar në Tenderin për shërbime sociale-paliative në Komunën e Istogut, me çmim 6.74 EUR të peshuar, respektivisht 5.84 më shumë sesa një tjetër Operator Ekonomik, pasi që kompania private që është shpallur fitues sipas LPP-së, ka ofertuar me 0.90 euro/cent.
Komuna e Istogut sigurisht që e ka shpërblyer me tender kompaninë private, sepse kjo e fundit kishte ofertuar për 152% më lirë sesa Caritas Kosova dhe njëkohësisht Komuna e Istogut i ka kursyer qytetarët e kësaj komune dhe buxhetin e kësaj Komune për 152%.
Lidhur me këtë Vendim të Komunës së Istogut, Caritas Kosova është ankuar në OSHP, duke pretenduar se mos-dhënia e tenderit, do të i shkaktonte Caritas Kosovës fitim të humbur, çka bie në sy është arsyetimi.
Ky arsyetim është tejet i çuditshëm, sepse vetë qëllimi i Caritas Kosovës si OJQ, është të mos përfitojë nga dhënia e shërbimeve për qytetarë dhe të mos i bëhet barrë financiare buxhetit të Komunave dhe respektivisht Buxhetit të Republikës së Kosovës.