Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, sot gjatë ditës u prit në takim nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
Pas takimit me të parin e Prishtinës, ambasadori Orav tha se synimi është afrimi i Kosovës sa më shpejt drejt BE-së.
Ambasadori Orav tha para gazetarëve se BE-ja është donatori më i madh në Kosovë, dhe se ka shumë projekte që janë duke u zhvilluar.
Për takimin me Ramën, Orav tha se Ramën kanë biseduar për problemet dhe sfidat në kryeqytet, e gjë për të cilat ai tha BE-ja të mund të punojë ngushtë me komunën.
“Ishte e mirëpritur të bisedoja me kryetarin e komunës dhe gjithashtu me ekipin e tij, për të mësuar më shumë rreth Prishtinës, rreth problemeve, rreth sfidave dhe për të mësuar gjithashtu se si BE-ja dhe komuna mund të punojnë më ngushtë së bashku. Sepse synimi është ta afrojmë Kosovën më pranë Bashkimit Evropian sa më shpejt të jetë e mundur. Dhe nuk është vetëm qeveria me të cilën po punojmë, por po punojmë edhe me të gjitha komunat. BE-ja është donatori më i madh këtu në Kosovë. Ka shumë projekte të BE-së që janë duke u zhvilluar. Ka shumë projekte edhe në plan dhe shpresoj shumë që të mund të vazhdojmë punën tonë në fusha si arsimi, shëndetësia, menaxhimi i mbeturinave, bashkëpunimi me të rinjtë, me ndihmën e BE-së”, ka thënë ai.
Rama ka thënë se komuna ka bërë hapa në përmirësimin e infrastrukturës, arsimit shëndetësi e sektorë e tjerë në kryeqytet.
Ai tha se ishte kënaqësi takimi me ambsadorin evorpian.
Rama tha se kanë biseduar për shumë çështje.
“Diskutuam mbi sfidat që i kemi si kryeqytet dhe mundësitë për investime”, tha tutje Rama para gazetarëve.
“Poashtu i tregova që Prishtina ka bërë hapa të mëdhenj, në përmirësimin e jetës, si në arsim, shëndet dhe infrastrukturë”, tha Rama.