Dokumenti i Politikave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë dhe Plani i veprimit 2024-2030 është publikuar në Konsultime Publike. Referuar relacionit objektivi kryesor i këtij Dokumenti Politik është të drejtojë vendin drejt nxitjes së respektit dhe arritjes progresive për një mjedis pune të sigurt dhe të shëndetshëm.
Gjithashtu, synon të përmirësojë produktivitetin dhe forcimin e ekonomisë kombëtare.Por cilat janë shtyllat themelore të këtij dokumenti?
Shtylla e parë fokusohet në përshtatjen e institucioneve dhe politikave të sigurisë dhe shëndetit në punë me sfidat aktuale dhe ato të ardhshme. Më pas ndiqet nga shtylla e dytë e cila ka përqëndrimin në forcimin e qeverisë dhe menaxhimit të institucioneve të sigurisë dhe shëndetit në punë për kushte pune të denja.
Ndërkohë shtylla e tretë ka fokus kthimin në prioritet dhe rritjen e ndërgjegjësimit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë për të garantuar kështu, kushte të denja pune. Por cilat janë rezultatet e pritshme nga ky document?
Si fillim ajo që pritet është rritja e kapaciteteve të institucioneve përgjegjëse për sigurinë dhe shëndetin në punë. Ndërsa priten korniza normative të përmirësuara për sigurinë dhe shëndetin në punë, gjithashtu dhe krijimin e sistemeve të monitorimit për pasojat në vendin e punës etj.
Gjithashtu në rezutlatet e pritshme është rritja e ndërgjegjësimit dhe kuptimit të të drejtave dhe parimeve të sigurisë dhe shëndetit në punë, ulja e shkallës së aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale. Ndërsa në rezultatet afatgjata të pritshme është krijimi i mjediseve tësigurta dhe të shëndetshme tëpunës si dhe rënia e konsiderueshme e vdekjeve dhe lëndimeve të lidhura me punën.