Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat preliminare nga numërimi i 50.89 votave apo nga 1 mijë e 289 vendvotime.
Sipas të dhënave të publikuara, deri më tani, VV ka 37.50 përqind, PDK 29.80 përqind, LDK 16.29 përqind dhe AAK 7.92 përqind, shkruan Reporteri.net
Në zgjedhjet e sotme, sipas rezultateve preliminare të KQZ’së, kanë marrë pjesë 789 mijë e 172 votues. Ky rezultat është nga 2297 vendvotime apo 90.68 përqind e tyre.
Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të “Demokracia në Veprim”, Vetëvendosja ka dalë partia e parë me 40.4 përqind, PDK e dyta me 21.7 përqind, LDK e treta me 17.5 përqind, e AAK e katërta me 7.2 përqind, derisa Koalicioni për Familjen 2.4 përqind.
Sipas DnV, dalja në këto zgjedhje është 42.1 përqind.
“Dalja e përgjithshme e votuesve deri në mbyllje të vendvotimeve ishte 44.1%, me margjinë gabimi +/- 0,84%. Këtu nuk janë të llogaritura dalja e votuesve që kanë votuar me kusht dhe atyre që kanë votuar nga jashtë vendit”, tha Eugen Cakolli nga kjo organizatë.