Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona, për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve është një i ri që ishte dënuar me 2 vjet e 5 muaj burg.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan vendimin penal për shtetasin K. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 2 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:
– Sh. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;
– G. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;
– J. F., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka tentuar të vjedhë një automjet, në rrugën “Kristo Dako”.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
– K. J., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen I. B., 70 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
– A. S., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi në Kombinat, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin H. H., 70 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë.