Komiteti Paralimpik i Kosovës ka festuar një vjetorin e anëtarësimit të saj në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar, një sukses ky që u cilësua si historik për sportin e Kosovës.
Kryetarja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini, ka thënë për KosovaPress se brenda këtij viti patën suksese të shumta, por që gjithçka kulmoi me pjesëmarrjen në Lojërat Paralimpike që u zhvilluan në Paris, atje ku Kosova u përfaqësua nga paraatleti Grevist Bytyqi.
“Një rrugë e gjatë deri në anëtarësimin e Komitetit Paralimpik të Kosovës në Komitetitn Paralimpik Ndërkombëtar, por që sot po e festojmë një vjetorin e pranimit tonë në organizatën më të madhe botërore, Komitetin Paralimpik Botëror…Pranimi i Komitetit paralimpik të Kosovës, rezultati më i mirë që është bërë gjatë kësaj periudhe sepse ka shumë rezultate, por që dua të ndajë është pjesëmarrja e Kosovës në Lojërat Paralimpike Parisi 2024 dhe jo vetëm me paraatletin Grevist Bytyqi, por edhe me shumë rezultate të tjera që ne si Komitet Paralimpik edhe para pranimit jemi munduar që të bëjmë aktivitete në masivizimin e sportit paralimpik”, theksoi Emini.
Emini gjithashtu bëri të ditur se nga tani e tutje do të nisin punë dhe përgatitjet për Lojërat Paralimpike që zhvillohen në Los Angelos në vitin 2024.