©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Një burrë i moshuar i është sulur një gruaje të pafajshme dhe e ka plaçkitur atë me dhunë duke i rrëmbyer një shumë parash dhe më pas u zhduk në drejtim të paditur.
Megjithatë, liria pas arratisë ishte çështje orësh për 61 vjeçarin Fatos Muço, sepse Komisariati i Policisë Sarandë e arrestoi atë, raporton noa.al.
Hetimi nxori se dje, në lagjen nr. 2, Sarandë, Fatos Muço nga Pogradeci ka vjedhur me dhunë një shumë parash dhe një usb nga automjeti i një shtetaseje dhe është larguar me vrap.
Në sajë të reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, 61-vjeçari është identifikuar dhe arrestuar.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Ky ishte një rast i rrallë kur edhe pleqtë përfshihen në grabitje të dhunshme.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com