Më shumë se një javë banorët e shumë lagjeve të Shkupit mbetën pa energji elektrike, e kjo ka shkaktuar edhe revoltën e tyre.
Qytetarët para godinës së EVN-së në “Gjorçe Petrov” protestuan dhe kërkuan takim me udhëheqësinë.
Para dyerve të EVN-së, u arrit një lloj kompromisi dhe EVN-ja dërgoi ekipet në terren.
Banorët thanë se bëhet një lloj taktizimi që të nxirren jashtë shtëpive orëmatësit, por për këtë “viktimë” mbeten shumë pagues të rregullt, thonë ata.
U ankuan se një javë pa energji elektrike është e papërballueshme për fëmijët dhe pleqtë.
Kemi problem me rrymën çe një javë kemi ndërprerje apsolut s`kemi rrymë dy javë më herët kemi pas ndërprerje me një fazë ose dy fazë. Lajmërohemi në call center thonë që ka defekt por dy ditët e fundit thonë që ka shfrytëzues të pa autorizuar që janë lidhë në rrymë. Nuk kemi fajë se disa nuk paguajnë duhet të bëhet një zgjidhje. Askush nuk bën presion që mos të vendosen orë matësin në bandera “shtylla”.
Na kemi problem 10-15 ditë me rradhë, askush këta nuk i pengon që mos vijnë të punojnë këta e kanë formalitet ashtu flasin gjoja se i pengon dikush dhe nuk vijën të punojnë në terren përndryshë problem s’kan. Njerëz që jetojnë në këtë vend të gjithë paguajnë rrymë asnjë ska që spaguan rrymë.
Ne jemi pagues të rregullt të energjisë elektrike dhe çdo herë kemi problem me rrymën. Ne kemi dokumentacion që jemi të kyçur në mënyrë të rregullt ne EVN kemi të paguara fakturat të gjitha edhe nuk gjejmë gjuhë të përbashkët që ta zgjidhim këtë problem. Kërkojnë nga ne siguri, ne s`kemi ingerenca për siguri, ata arsyetohen që dikush I sulmon dikush. Na premtuan se do të vij ekipi tani atje. Do të vijë puna t`i bllokojmë makinerinë EVN. E mira është që të vije EVN dhe ta zgjidh problemin se për ndryshe do të eskalojë situata. Kemi fëmijë dhe pleq në familje dhe jemi duke vuajtur.
Ndryshe, pas pranisë së televizionit tonë dhe banorëve të Vizbegut dhe një pjesë së Shuto Orizares, qytetarët i thanë Klan Maqedonisë se EVN tashmë është në terren tek lagjet ku mbetën pa energji elektrike për për të sanuar problemin.
Ndryshe nga EVN-ja potencojnë se problemet që paraqiten me ndërprerjen e rrymës në disa lagje të Shkupit, kanë të bëjnë me mbingarkesën e rrjetit elektrik, duke e zotuar se ekipet e tyre në terren do të sanojnë defektet.