Zv. kryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot ndodhet në një vizitë pune në Budapest të Hungarisë, ku pati një takim pune me Balas Orban, drejtor politik i kryeministrit hungarez.
Në takim u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera politiko-ekonomike në mes të dy vendeve dhe theks i veçantë u vu në mbështetjen financiare prej 500 milionë eurosh që Hungaria ia dha Maqedonisë së Veriut për të mbështetur ekonominë vendase.
Nënkryetari Nikolloski shprehu mirënjohje të madhe për kolegun e tij hungarez Orban dhe theksoi gatishmërinë e Qeverisë për të siguruar zhvillim të përshpejtuar ekonomik dhe avancim të sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.
Në takim u konfirmua gatishmëria e Hungarisë për të siguruar burimet e nevojshme për përballimin e zjarreve në vendin tonë përmes vendimit të fundit të qeverisë hungareze për dërgimin e mjeteve zjarrfikëse.