Ngjarjet e datës 06 qershor 2024:
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:30)
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci do të bëjë certifikimin e pjesëmarrësve në trajnimet Edukimi në Karrierë, Këshillimi në Karrierë dhe Kompetenca Digjitale, në kuadër të projektit “Aftësim për tregun e punës.” Merr pjesë edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde. (Shkolla “Xhemajl Mustafa” Prishtinë, ora 09:30)
Komiteti Ndërministror për Administrimin e Tokës dhe Infrastrukturës Kombëtare për Informacionin Hapësinor (IKIH) në Kosovë mban takim. Merr pjesë ministri i Mjedisit Liburn Aliu (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 09:30)
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takim me Hristo Gudjev, ambasador i Bullgarisë në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)
Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)
Komiteti Olimpik i Kosovës lanson kampanjën #GoldenEuropeans (Evropianët e artë), në kuadër të së cilës do të zbulohen aktivitetet e shumta që na presin deri në Lojërat Olimpike Verore Paris 2024. (Komiteti Olimpik i Kosovës, Prishtinë, ora 11:00)
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, diskuton rreth angazhimit të ekspertëve. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 13:00)
Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin me amendamente të Komisionit Funksional për Projektligjin për Këshillin e Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)