Ngjarjet e datës 4 mars:
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni do të vendosin gurëthemelin e çerdhes së re në Gjilan. (Lagjja “Livadhet e Arapit”, në Gjilan, ora 10:00).
Prokuroria Speciale fton kryeministrin Albin Kurti në intervistim lidhur me rastin “rezervat shtetwrore. (Prokuroria Speciale, Prishtinë, ora 10:00)
Oda Ekonomike Shqiptare mban konferencë për media me temën “Konferenca Ndërkombëtare- Kosovë-Shqipëri- Maqedoni. (Hotel Sirius, ora 10:00)
Tërhiqet shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës. (Federata e Futbollit të Kosovës, ora 13:00)
Komuna e Prishtinës vazhdon procesin e digjitalizimit të plotë të shkollave. Projekt përfshin furnizimin e shkollave me tabela digjitale. (Ceremonia në shkollën fillore “Dardania”, ora 13:00)