Basketbolli mbetet nga ato sporte që nuk ka vëmendjen e merituar në Shqipëri, edhe pse talenti dhe potenciali nuk mungon. Kuqezinjtë do të masin forcat me Austrinë në paraeliminatoret e Botërorit 2027, ku synimi i vetëm është suksesi.
Presidenti i Federatës së Bastkebollit, Avni Ponari, në një intervistë ekskluzive për Sport News në News 24 tha se skuadra i ka kualitetet për t’u përballur me emra të mëdhenj, ndërsa theksoi faktin se për zhvillimin e basketbollit, duhet mbështetje e madhe financiare dhe fokus.
President, të gjithë ishin më mendje te Kombetarja, te futbolli, por në një moment kaq të rëndësishëm është dhe basketbolli, luani një sfidë delikate ndaj Austrisë, për paraeliminatoret e botërit, si është gjendja e ekipit, sa shanse kemi për të marrë një fitore?
Synimi është i qartë. Ne po luftojmë me gjithë forcat. Shpresoj që t’i japim sportdashësve një ndeshje të bukur. Ka pak bileta, ose nuk ka fare, pasi janë shitur. Do ketë një entuziazëm, pallati do jetë i mbushur plot e përplot.
Si ishte gjendja e ekipit?
Të gjithë janë të rinj, por është ekip që ka eksperiencë ndërkombëtare. Ne hyjmë në lojë për të fituar, por nuk nënvlerësojmë kundërshtarin.
Çfarë objektivi këtë në këtë fazë president? Çfarë synoni si federatë?
Ne kemi në shkurt ndeshjen tjetër, kemi Austrinë dy ditë më mbrapa. Shpresoj që të marrim pikë dhe të jemi konkurrues në të ardhmen. I gjithë stafi i Federatës ka bërë një punë të madhe. Ka ndryshuar mentaliteti dhe lojtarët ndihen të barabartë ndaj çdo lloj skuadre. Ne kemi fituar ndaj skuadrave të rëndësishme.
Po basktebolli vendas, çfarë i duhet për të tërhequr më shumë vëmendje, çfarë i mungon, çfarë plani keni për të ardhmen?
Basketbolli nuk është aq i zhvilluar sa futbolli. Ne jemi nga ato federata që mbështetemi më pak financiarisht, akoma nuk është ndërtuar ligji për sponsorizimet. Në rast se do të krijoheshin mundësitë që biznesi të jetë i interesuar për të bashkëpunuar dhe për të kontribuar në sport, kjo mundësi do të ishte e madhe. Ne kemi djem dhe vajza më të talentuarit në basketboll. Ky talent zgjat deri në moshën 20-vjeçare, deri atëherë duke mos parë asnjë lloj prespektive, kjo do të thotë se gjërat nuk shkojnë mirë. Nëse rregullojmë anën financiare, kjo do ishte shtysë e madhe. Ndërtimi i ligjit do bënte të mundur që federata të kishte më shumë hapësirë, do bënte që të kishim shtrirje më të madhe. Shqipëria ka talente sa të duash, por duhet mbështetje e madhe.