48
Kombëtarja shqiptare po përgatitet për Europianin e Gjermanisë, aventurë e cila do të startojë në muajin qershor. Por para se të shkojë atje, kuqezinjtë do të kryejnë disa ndeshje miqësore, dy nga të cila do të zhvillohen këtë muaji.
FSHF ka publikuar edhe programin që do të ndjekë Kombëtarja këtë muaji, i cili është plot prokupime. Gjithçka do të nisë më 15 mars, kur do të bëhet zyrtare edhe lista e lojtarëve të grumbulluar nga Sylvinho. Një ditë më vonë është vetë trajneri i Kombëtares që do të dalë në konferencën për shtyp para mediave.
Ndërsa më 18 mars, lojtarët e grumbulluar nga Sylvinho nën vëzhgimin e këtij të fundit, do të kryejnë seancën e parë stërvitore.
Radha e ndeshjeve është më 22 maras në Parma përballë Kilit, ndërsa 3 ditë më vonë Shqipëria do të udhëtojë drejt Stokholmit ku do të luajë kundër përfaqësueses së Suedisë.
Suedisë.