Klubet e Superiores janë aktive në këtë merkato, ndërsa të gjithë kanë larguar dhe afruar lojtarë me përjashtim të Bylisit. Ballshiotët numërojnë vetëm të larguar deri tani. Vlera e ekipit që kanë, në “Transfermarkt” i rendit ato si të fundit e Superiores.
Egnatia ka kontigjentin më të shtrenjtë, që vlerësohet në treg 4.85 milionë euro. Më pas vijnë Dinamo me 4.75 milionë dhe Vllaznia me 4.63 milionë euro.
Diferencat nuk janë të mëdha mes shtatë vendeve të para. Kjo pasi vendin e katërt e mban Skënderbeu me 4.43 milionë euro. Partizani ka rënien më të madhe, ndërsa largoi disa prej lojtarëve kryesorë.
“Demat” ,që në dhjetor ishin ekipi me vlerën më të lartë, aktualisht janë të pestët me 4.4 milionë euro. Më tej ndjek Elbasani me 4.35 milionë dhe Tirana me 4.32 milionë.
Diferencat dallohen me pjesën tjetër, nga tre vendet e fundit. Kjo pasi Teuta vlerësohet me 3.58 milionë euro, Laçi me 3.4 milionë dhe Bylis me 3.08 milionë euro.
Duhet thënë se klubet nuk përfaqësohen me të njëjtin numër lojtarësh.
Vlerat e skuadrave të Superiores sipas “Transfermarkt”
Egnatia, 4.85 milionë euro
Dinamo, 4.75 milionë euro
Vllaznia, 4.63 milionë euro
Skënderbeu, 4.43 milionë euro
Partizani, 4.4 milionë euro
Elbasani, 4.35 milionë euro
Tirana, 4.32 milionë euro
Teuta, 3.58 milionë euro
Laçi 3.4 milionë euro
Bylis, 3.08 milionë euro