Nga dashuria, te paratë dhe puna/ Horoskopi për ditën e sotme, 26 tetor 2026

Dashi
Hëna në shenjën tuaj ju jep një qiell shumë të favorshëm. Kjo e hënë është perfekte për të reflektuar mbi ndjenjat dhe për të shijuar momente të forta emocionale.

Demi
Afërdita më në fund nuk është më kundër jush. Do të ndjeni një lehtësim të madh dhe do të keni më shumë pozitivitet në dashuri. Aspekti financiar paraqitet i mirë.

Binjakët
Keni një Hënë të shkëlqyer sot. Kjo ditë rezulton jashtëzakonisht interesante për të bërë plane apo për të biseduar hapur me partnerin.

Gaforrja
Yjet tregojnë se keni një “mision” ose një qëllim të rëndësishëm për të përmbushur përpara se të mbyllet vjeshta. Përqendrohuni te prioritetet tuaja.

Luani
Keni një energji ekstra sot falë raporteve të mira që Hëna formon me planetët e tjerë. Shfrytëzojeni këtë moment për të marrë iniciativa. Investimet tuaja favorizohen.

Virgjëresha
Po merrni disa informacione ose sinjale shumë të dobishme për të ardhmen tuaj profesionale ose personale. Tregoni kurajë për të kapur mundësitë që ju dalin përpara.

Peshorja
Sot ndiheni më të fortë në sferën e dashurisë. Edhe pse Afërdita nis një tranzit më të ngadaltë, sharmi juaj mbetet i lartë. Tregoni kujdes me shpenzimet e kota.

Akrepi
Ky muaj ju fton të nxirrni në pah misterin dhe forcën e madhe karakteristike që ju dallon. Duhet të tregoni kurajë për të marre atë që meritoni.

Shigjetari
Yjet ju sugjerojnë të lini pas krahëve tensionet e ditëve të kaluara. Përqendrohuni te liria dhe dëshira juaj për aventura. Me paratë do të keni raporte të mira.

Bricjapi
Kjo ditë kërkon pak më shumë disiplinë. Mos u nxitoni në vendimet financiare dhe kushtojini vëmendje detajeve. Aspekti sentimental është në formë të mire.

Ujori
Tranziti i ri i Venusit ju sjell një valë të madhe energjie pozitive në martesë dhe bashkëjetesë. Dëshira fizike dhe pasioni do të jenë shumë intensive sot.

Peshqit
Ndjeshmëria juaj sot është në kulm. Përdoreni këtë intuitë për të zgjidhur një keqkuptim të vjetër familjar. Sot mund të merrni disa informacione interesante në vendin e punës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *