Qeveria pa shqiptarë legjitimë është njëjtë si qeveri pa shqiptarë, tha Bujar Osmani.
Osmani në “Kanal5” thotë se VLEN, koalicioni që tani po bisedon me OBRM-PDUKM-në për formimin e qeverisë së re, nuk është përfaqësues legjitim i shqiptarëve, ndërsa theksoi se vullneti i shqiptarëve u tregua në zgjedhjet e 8 majit, ku sipas tij, në kampin politik shqiptar fitoi Fronti Europian.
Për fat të keq na kthehet tema bazë, marrëveshja mes popullit maqedonas dhe popullit shqiptar nga 2001-shi, se do të respektohet vullneti i shqiptarëve, respektivisht se nuk do të majorizohen shqiptarët gjatë vendimmarrjes, shfuqizohet dhe kthehemi në situatën zero, në të cilën kuptohet se do të paraqiten njerëz që do të japin ide se si tutje.
Mund që dikush siç thash, të thotë ejani post-etnike, nuk do të ketë bashkësi etnike, qytetare. Nuk do të funksionojë, nuk do të funksionojë sepse fillimisht unë jam i bindur që energjia etnike duhet të adresohet në mënyrë institucionale, kjo nuk mund të injorohet. Çështja është nëse duhet të ketë bazë, nëse duhet të fillojë të funksionojë sistemi i meritokracisë? Kjo është çështje diskutimi, unë e di se në Jugosllavi, u përpoqën përmes sistemit vëllazërim bashkimi të suprimohen energjitë etnike, dhe çfarë ndodhi, asnjëherë nuk u suprimuan, vetëm u vendosën nën qilim, që të dalin në mënyrën më të përgjakur në vitet 90-të, posaçërisht në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Marrëveshja e Ohrit solli model tjetër, adresim të energjisë etnike në mënyrë institucionale”, theksoi mes tjerash Osmani.