Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar dy persona të dyshuar në Prizren.
Në një deklaratë për media, Policia informon se dy individët e kërkuar dyshohen për kryerjen e veprës penale të ‘Shpërdorimit të pasurisë së huaj’.
“Personat kërkohen, për veprën penale ‘Shpërdorim i pasurisë se huaj’ e cila ka ndodhe me 19.04.2024 në rrugën ‘William Woker’ në Prizren.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të kërkuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 029 244 -740 –Stacioni Policor Prizren
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftimin e Policisë.