Bashkimi Demokratik për Integrim mbrëmë në fshatin Mateç zhvilloi mbledhje të hapur me qytetarët, anëtarët dhe simpatizantët të organizuar nga dega e BDI-së në Likovë.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, është shprehur se në popull ka shumë mllef dhe pakënaqësi ndaj poshtërimit që po ju bëhet shqiptarëve.
“Folëm për Europën, për vetingun, për legjitimitetin, për të ardhmen. Në popull ndjej shumë mllef dhe pakënaqësi ndaj poshtërsimit që po ju bëhet shqiptarëve çdo ditë dhe tentativës për ti rikthyer politikat millosheviqiane të shqiptarëve “të ndershëm”, preferencial të pushtetit të cilët verbësisht i shërbejnë patronit të tyre. Populli është kundër këtij nënçmimi dhe sonte foli zëshëm në kundërshtim të politikave që cënojnë barazinë dhe të arriturat si rezultat i Marrëveshjes së Ohrit si dhe ato që na largojnë nga Europa”, ka deklaruar Ali Ahmeti.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com