Nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sot organizohen aktivitete për shënimin e njëvjetorit të rënies së Heroit Afrim Bunjaku. Vizita e Kurtit tek familja e Heroit Afrim Bunjaku në Samadrexhë të Vushtrrisë nis në orën 09:00. Ndërsa, vendosja e kurorave me lule dhe përurimi i rregullimit të pllakës dhe varrit të heroit Afrim Bunjaku në orën 09:30.
Për shënimin e njëvjetorit të rënies së Heroit Afrim Bunjaku mbahet Akademi Përkujtimore në Sallën e Kuqe, Pallati i Rinisë në Prishtinë, në orën 15:00.
Më 24 shtator 2023, një grup i armatosur i prirë nga ish-politikani Millan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit. Nga ky sulm terrorist, një pjesëtar i Policisë së Kosovës, rreshteri Afrim Bunjaku ishte vrarë në orët e para të së dielës në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës.
Bashkësia ndërkombëtare pati dënuar sulmin në Banjskë.