Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se furnizimi me ujë për zonat e prekura nga sulmi në kanalin e Ibër Lepencit, po kthehet në normalitet.
Rizvanolli ka shtuar se mbrëmë ka nisur furnizimi me ujë në Mitrovicn e Jugut dhe Veriut dhe në Zveçan.
“Furnizimi me ujë për zonat e prekura nga sulmi terrorist në kanal të Ilbër Lepencit po kthehet në normalitet! Mbrëmë në orët e vona ka filluar furnizimi me ujë në komunat e Mitrovicës së Jugut, Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit.”
Ministrja Rizvanolli ka thënë se uji është lëshuar për në fabrikën e ujit në Drenas dhe Shkabaj për trajtim dhe ka filluar furnizimi i rregullt i qytetarëve në Skenderaj.
Ajo shtoi se brenda pak orësh pritet të normalizohet furnizimi për qytetarët në Drenas, Fushë Kosovë dhe Obiliq.
“Sot, uji tashmë është lëshuar për në fabrikat e ujit të Drenasit dhe Shkabajt për trajtim dhe ka filluar furnizimi i rregullt i qytetarëve në Skenderaj. Brenda pak orësh pritet të normalizohet furznimi për qytetarët e Drenasit, Fushë Kosovës dhe Obiliqit!”.