Zyra e Kryeministrit ka hapur një tender në vlerë 17 mijë e 500 euro për blerje të karrigeve. Me këto para po parashihen të blihen 50 copë karrige.
Qeveria e Kosovës, konkretisht zyra e kryeministrit Albin Kurti, ka vendosur t’i ndërrojë karriget e vjetra me disa të reja.
Për blerjen e tyre është shpallur edhe një tender në vlerë 17 mijë e 500 euro, shkruan Demokracia.com.
“Furnizim me karrige për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës: 17,500.00. Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve: data 09.12.2024. Për këtë artikull duhet të sillet mostra. Sasia për blerje 50 copë”, shkruan në njoftimin e shpallur.
Tutje thuhet se këto karrige duhet të kenë garancion 36 muaj.
“Garancioni 36 muaj nga prodhuesi dhe OE, të dy garancionet duhet të jenë të drejtuara në emër të AK dhe me numër të prokurimit. Afati i liferimit të mallit pas parashtrimit të kërkesës me shkrim apo me e-mail nga porositësi i mallit nuk do të jetë më i gjatë se 30 ditë kalendarike”.
Në dosjen e tenderit janë dhënë edhe specifikat për karriget që do të blihen, të cilat thuhet se duhet të jenë lëvizëse, duhet të ketë nivelin 4 të gasliftit, sipas standardit evropian.
“Karrige Lëvizëse Ergonomike me bazë kromi. Karriga duhet të jetë minimum gjatësia nga toka 120 deri 123 cm, gjerësia mimimum 64 deri 66cm, thellësia minimum 62 deri 64cm. Ulësja e karriges duhet të ofrohet nga materiali polyertene cast foam i mbështjellur nga bezi me bazë fleksibile ngjyrë të zezë. Shpina dhe koka e karriges duhet të jenë me rrjetë dy shtresore ekzekutive ngjyrë hiri të mbylltë. Pjesa e shpines për shkak të fortësisë duhet të ketë shtyllë kromi, e cila ngjitet në bazen e karriges, gjithashtu shpina duhet të ketë mekanizimin sinkronik për përshtatje. Karriga duhet te ofrohet me yll pesë këmbë krom me diameter prej Ø65 cm. Dorëzat duhet të jenë nga plastika e zezë me mundësi ngritje Poshtë-Lartë, Para-Mbrapa, Brenda-Jashtë (