Problemi shumë vjeçar përsa i përket ndriçimit të akseve nacionale kombëtare rrugore në rajonin jugor që shpesh krijonte vështirësi për drejtuesit e automjeteve dhe bëhej edhe shkak për aksidente në disa raste, tashmë ka marrë zgjidhje falë një projekti të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Këtë e bën me dije, Aristotel Noni, inxhinier pranë ARRSH Gjirokastër. Sipas tij parashikohet ndriçimi rrugor i 11 degëzimeve dhe kryqëzimeve duke filluar nga Lazarati e deri në Kakavijë, si dhe 3 rreth rrotullime të aksit të rri rrugor Kardhiq-Delvinë, Shijan, Bajkaj dhe Fushë Verri.
“Parashikon ndriçimin e 11 degëzimeve dhe kryqëzimeve që përmban ky aks. Dua të theksoj që në projekt është parashikuar një ndriçim rrugor me teknologjinë e energjisë diellore. Procedura është në fazën e lidhjes së kontratës dhe pritet që në shtator të fillojnë punimet”, u shpreh Noni.
Gjithashtu Autoriteti Rrugor jugor për një orientim sa më të lehtë të turistëve që vizitojnë rajonin tonë ka kryer rifreskimin dhe shtim të sinjalistikës që të çon drejt siteve turistike.
Autoriteti Rrugor Jugor së bashku me Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut, gjatë muajt gusht, pasi për shkak të turistëve të shumtë që vizitojnë vendin tonë është i mbingarkuar.
Gazetare: E. Domeri