Ish-Kryetari i bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra në datën 23 Qershor të vitit 2017 ka hapur tenderin me objekt “Ndërtim i rrjetit shpërndares të ujësjellësit të fshatrave Dorez, Gizavesh, Librazhd Katund dhe Librazhd Qendër (faza e dytë)”. Për këto punime u përcaktua fondi limit 820 milion lekë. Në këtë tender morën pjesë disa kompani BE-IS SHPK, Alko Impex General Construction SHPK, BOSHNJAKU.B SHPK dhe SHENDELLI SHPK.
Fati i tenderit merr kthesë pas shpalljes së fituesit, Be. IS shpk duke e markuar tender me rrisk pasi u skualifikuan të gjithë operatorët përveç fituesit. Flamur i kuq tregon një shqetësim apo ekspozim dhe mbi rrezik potencial të pajtueshmërisë ligjore për sjellje të paligjshme ose joetike të biznesit, veçanërisht në lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit te ligjeve anti-korrupsion.
Kompania merr tenderin, fillon punimet por nuk zbaton kontratën e paracaktuar duke krijuar dëm ekonomik për buxhetin. Specifikisht zëri i punimeve “2(3.30/c) por mesa duket kompania nuk ka dashur të gërmoi mbi shkëmb të fort pasi “lodhej”.
Praktikishte kompania i ka marr paratë për këtë punim të pa kryer dhe përllogaritja rezulton nën 249,200 lekë pa TVSH duke shkaktuar dëm ekonomik. Lindin disa pyetje në këto kushte? Përse Bashkia e lejoj që kompania të mos tregohej korrekte me kontratën? Po mbikëqyrësi i punimeve përse mbylli sytë para faktit?