Maqedonia ka ndaluar shtetasin E.B nga Kosova pasi i njejti ka qenë nën kërkim me fletarrest ndërkombëtar nga Serbia.
Ndalimi ka ndodhur në vendkalimin kufitar Bllacë.
“Ju njoftojmë se në hyrje të VK Bllacë është evidentuar person i cili është lëndë e fletarrestit ndërkombëtar nga Serbia. MPB ndërmerr masa në koordinim me prokurorin publik”, ka konfirmuar Ministri e Punëve të Brendshme për TV21, por pa dhënë detaje tjera.
Hovenier: S’do të këshilloja Sorensenin që të negociojë zotime të reja, as Kosova as Serbia s’i morën seriozisht obligimet
“Dialogu të përmbyllet me njohje të ndërsjellë”, “Serbia ta dorëzojë Radojiçiqin”, krejt çka thanë Osmani e Kurti pas takimit me…
Kujtojmë se nuk është rasti i parë që ndalohen shtetasit e Kosovës në kufinjtë e Maqedonisë. Blerim Ramadani, ish-ushtar i UÇK-së, ishte i fundit i ndaluar në vendkalimin tjetër në Jazhincë i cili ju kthye Kosovës.