Mesfushori shqiptar, Nazmi Gripshi ka falënderuar klubin e Ballkanit për periudhën e tij katër vjeçare në Suharekë.
Ballkani e Gripshi kanë njoftuar sot se nuk kanë vazhduar bashkëpunimin, ndërsa Gripshi ka zgjedhur që të falënderohet për kohën e tij të kaluar me kampionin e Kosovës.
“Për mua është një emocion i papërshkruar të njoftoj largimin nga një klub ku kalova 4 vite. 4 vite ku së bashku e bëmë të pamundurën të ishte e mundur me sukseset më të mëdha që një ekip mund të arrij. Dua të shpreh falenderimet më të sinqerta për ekipin e FC BALLKANI, presidentin e klubit , stafin teknik , stafin mjekësor , bashkëlojtarët , tifozet Xhebrailat dhe gjithë pjesën tjetër të klubit. Një falenderim i veçantë për trajnerin e klubit Prof. Ilir Daja pa ndihmën e të cilit nuk do isha ku jam sot. Ai i cili nuk e humbi asnjëherë besimin edhe kur unë e bëra. Është nder dhe kënaqësi kush ka fatin të jetë nën urdhrat tuaja. Shumë i lumtur dhe krenarë që kisha fatin të ndaj këtë eksperiencë dhe këto suksese me ju”, thuhet në postimin e tij.
Nazmi Gripshi i ishte bashkuar Ballkanit në vitin 2020, gjersa ka fituar tre tituj kampioni me klubin therandas, dhe një Kupë të Kosovës.
Ai më herët gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe te Teuta e Skënderbeu në Shqipëri.
Tashmë Gripshi është lojtar i lirë, derisa ende nuk dihet destinacioni i tij i radhës.