14
previous post
Me “Natën e Zjarreve” sonte përfundon manifestimin gjithëpopullor në kujtim dhe nderim të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Aktivitete të shumta janë shënuar më 5 dhe 6 mars, në 27-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari.
Sot, në ditën e tretë të Epopesë, nga ora 19:00, fillon ndezja e flakadanëve në Kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Pas ndezjes së flakadanëve, në ora 19:30 do të vazhdojë manifestimi “Nata e Zjarreve” me program kulturo-artistik në Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj./Indeksonline/
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com