NASA ka transmetuar aksidentalisht një simulim të astronautëve që trajtohen për sëmundje dekompresimi në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), duke nxitur spekulime për një emergjencë.
Bëhet e ditur se kanali i drejtpërdrejtë i NASA-s në YouTube ka transmetuar një audio që tregonte se një anëtar i ekuipazhit po përjetonte efektet e sëmundjes së dekompresionit (DCS).
Siç raportohet, në audio, një zë femëror u kërkonte anëtarëve të ekuipazhit që “të marrin komandantin me kostumin e tij”, të kontrollojnë pulsin e tij dhe t’i sigurojnë atij oksigjen.
Disa entuziastë të hapësirës postuan në lidhje me audion me paralajmërime se kishte një emergjencë serioze në ISS, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
“Kjo audio u devijua pa dashje nga një simulim i vazhdueshëm ku anëtarët e ekuipazhit dhe ekipet tokësore stërviten për skenarë të ndryshëm në hapësirë dhe nuk lidhet me një emergjencë të vërtetë”, thuhet në postimin e ISS.
“Nuk ka asnjë situatë emergjente në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës”, shtoi ai.
There is no emergency situation going on aboard the International Space Station. At approximately 5:28 p.m. CDT, audio was aired on the NASA livestream from a simulation audio channel on the ground indicating a crew member was experiencing effects related to decompression…
— International Space Station (@Space_Station) June 13, 2024
Ndryshe, DCS i cili shkaktohet nga azoti ose fluska të tjera gazi në qarkullimin e gjakut për shkak të një ndryshimi në presionin atmosferik, mund të ndikojë në sistemin nervor qendror dhe është potencialisht fatal.
Anëtarët e ekuipazhit në ISS ishin në gjumë në kohën e transmetimit audio, ndërsa përgatiteshin për një shëtitje në hapësirë.