37
Më shumë armë “Made in Europe” dhe pavarësi më të madhe nga prodhuesit ndërkombëtarë të armëve si SHBA dhe Koreja e Jugut janë thelbi i strategjisë së re, të cilën Vestager e prezantoi së bashku me Komisionerin për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton dhe Përfaqësuesin e Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Sipas përfytyrimeve të BE-së i nevojshëm është krijimi i një fondi evropian për mbrojtjen me vlerë 100 miliardë euro. Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner e ka refuzuar vazhdimisht një instrument të tillë të financuar nga borxhet e BE-së. Kurse presidenti francez, Emmanuel Macron dhe vende si Belgjika apo Estonia e mbështesin atë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com