32
Kuvendi sot zyrtarisht do ta fillojë punën në vitin e ri 2024 me takim koordinues të kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi me njerëzit e parë të grupeve të deputetëve, në të cilën pritet të bisedohet për rrjedhën e punës së plenumit gjatë janarit.
Për deputetët e këtij mandati pasojnë muaut e fundit nga puna e tyre duke pasur parasysh se nga mesi i shkurtit do të shpallen zgjedhjet parlamentare të caktuara më të 8 maj. Njëkohësisht do të shpallen edhe zgjedhjet presidenciale, rrethi i parë i të cilave do jetë më 24 prill.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili do të jetë kryeministër i Qeverisë kalimtare, para festave të fundvitit paralajmëroi se seanca për zgjedhje të qeverisë teknike do të caktohet për më 27 janar, që ajo të zgjedhet më së voni më 28 janar. Do të paraprijnë dorëheqja e tij dhe seanca për konstituimin e saj dhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, për të cilin dihet se do të jetë Jovan Mitreski, si dhe dorëheqja e kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe Qeverisë së tij dhe seancë tjetër në të cilën ajo do të konstatohet dhe do të zgjedhet qeveria teknike.
Në intervistrën për MIA-n në fund të dhjetorit vitin e kaluar, Xhaferi paralajmëroi se nga mesi i janarit duhet të fillojnë formalisht – procedurat jurudike për përgatitje për zgjedhje të qeverisë teknike, e cila duhet të punojë në realizimin e zgjedhjeve për deputetët më 8 maj.
Kryetari i Kuvendit, Xhaferi atëherë tha se si do të zhvillohen këto ndryshime në kuptim të tajmingut do të dihet me siguri nga 9 janari, kur do të mbahet koordinimi i parë me grupet e deputetëve në vitin 2024. Sipas tij, deri më 20 janar do të zgjedhet kryetari i ri i Kuvendit.
“Këto janë teknikat që do të duhet t’i lëmë në tajmingun, në të cilën punojmë ndërkohë edhe në takimin e ardhshëm më 9 janar është kooridnimi i rregullt dhe deri atëherë do t’i kemi pastruar të gjitha situatat dhe të mund të japim dinamikë konkrete, në cilën seancë dhe si. Por, në çdo rast duhet të shkojë tërheqja ime dhe zgjedhja e kryetarit të ri që të mund të ketë kryetar (të Kuvendit) e cila do të pranojë program dhe përbërje të Qeverisë së re”, tha në intervistën për MIA-n, Xhaferi.
Në takimin e sotëm të Xhaferit me kooridnatorët pritet të falënderohen edhe për paralajmërimin për bojkoti nga ana e deputetëve të opozitës nga partitë shqiptare – Lidhja Evropiane për Bdryshime në lidhje me propozimin e anëtarit të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve.