Siç raportojnë mediat kroate, situata më e vështirë është në rajonin e Rijekës, në kanalet Kvarner dhe Velebit për shkak të një stuhie të fortë, e cila me shumë mundësi do të forcohet gjatë natës.

Pritet që në këtë zonë era të fryjë me shpejtësi rreth 170 km/h, ndërsa në bregdetin e Adriatikut priten reshje të dendura dëbore.

Për shkak të motit ekstrem janë pezulluar lundrimet për disa linja tragetesh dhe lëvizja e varkave.