Vranësirat do të vazhdojnë të mbulojnë vendin tonë ditën e enjte, ultësirave me kushte për mjegull apo mjegullinë orëve të mëngjesit. Duke shkuar nga mbrëmja vransirat fillojnë të shpërndahen. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-7m/s. Temperaturat minimale zbresin në 1 gradë C e 3 gradë C, e maksimalet shkojnë deri në 4C e 6C, njofton Prishtina Weather.
Mot kryesisht me diell parashihet të premtën, megjithëse mbetet ftohtë, me vetëm 5 gradë C maksimalja. Orëve të mëngjesit ngrica, me temperatura minimale që zbresin në -4C. Të shtunën vransriat vijnë duke u shtuar e paraqiten kushte për reshje shiu pasdite, derisa temperaturat shënojnë rritje në 6C e 8C. Të reshurat vazhdojnë ditën e diel, e me rënie të temperaturës përzien dhe me borë, duke vazhduar deri në mëngjesin e së hënës. Temperaturat maksimale pësojnë rënie të lehtë në 3 gradë C e 5 gradë C.