Organizata sportive “Monogoal”, e themeluar nga ish-basketbollisti Herion Faslija, është një nga shtyllat kryesore në zhvillimin e basketbollit në Shkodër. Duke operuar me vetëfinancim dhe duke përdorur ambientet me qira të Shkollës Austriake “Peter Mahringer” dhe “Maria Ndihmëtare”, “Monogoal” aktualisht stërvit 85 fëmijë të apasionuar pas basketbollit.
Nën drejtimin e trajnerëve të përkushtuar Ervin Berdica dhe Reidi Rakaj, organizata po arrin rezultate mbresëlënëse. Vetëm në vitin e fundit, “Monogoal” ka dërguar 6 sportistë të rinj në ekipet e moshave të Vllaznisë, duke kontribuar kështu në rritjen dhe forcimin e basketbollit në qytet.
Kjo përpjekje e vazhdueshme, e mbështetur nga një vizion i qartë dhe angazhim i palodhur, tregon se iniciativa të tilla duhen përkrahur, pasi kanë një ndikim të madh në zhvillimin e sportit dhe në përmirësimin e jetës së të rinjve në Shkodër.