Ministria e Jashtme jep tender për bileta të udhëtimit me çmim afro 700 mijë euro. Kjo ministri e ka shpërblyer me kontratë dy vjeçare kompaninë “AS Travel Club” me çmimin 684 mijë euro.
Për këtë tender kishin ofertuar dy kompani, ku për “koincidencë” të dyja këto kompani kishin ofertuar me çmimin e njëjtë: 684,019.00 euro.
Por, Ministria e ka shpërblyer kompaninë “AS Travel Club”.
Më poshtë dokumenti:
Gruaja më e bukur në botë “çmend” publikun, i vërehen të brendshmet
Sipas të dhënave të publikuara në E-prokurim, për këtë tender Ministria e udhëhequr nga Donika Gërvalla i kishte paraparë buxhet 700 mijë euro, shkruan Indeksonline.
Sipas të dhënave kontrata me kompaninë fituese është dhënë për periudhën 2 vjeçare dhe se numri i përafërt i biletave do të jetë 1900 copë në destinacione të ndryshme të botës.
Kontrata konsiderohet e realizuar në bazë te sasive të biletave dhe jo vlerës.