Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka komentuar vizitën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së Mark Rutte në Kosovë.
Në një përgjigje për Tëvë1 nga kjo ministri kanë thënë vizita e Ruttes thekson angazhimin e aleancës më fuqishme ushtarake në botë për stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon.
“Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte pritet të realizohet këtë të martë (11.03.2025), ndërsa thekson angazhimin e vazhdueshëm të NATO-s për stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet nga Ministra e Mbrojtjes për televizionin.
Rutte gjatë vizitës në Kosovës do të takohet me presidenten Vjosa Osmani me të cilën do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për media.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.