Ministri i Bujqesisë, Faton Peci ka bëre një paralajmërim se do të shfaqen video dhe fotografi të figurave të rëndësishme institucionale të Kosovës se si kanë festuar në vilat e Milan Rajdoçiqit.
“Shumë shpejt do të dalin video dhe fotografi të figurave të rëndësishme institucionale të Kosovës duke kremtuar në vilën e Radoiçiq”, tha Peci në ATV.
Peci ndër tjerash tha se nuk i ka parë ato video vetëm se ka dëgjuar nga Kuvendi se ato do të shfaqen.
Gjatë kësaj jave u publikua një audio-incizim në të cilin Kusari-Lila bisedon me terroristin Milan Radoiçiq. Flasin për votimin e pagës minimale e votimin e një gjyqtari të Kushtetueses.
Kusari-Lila në një reagim e ka quajtur “të montuar” përgjimin.
Ajo tha se ka bërë vetëm një bisedë me Radoçiqin dhe ajo është në gjuhën shqipe, dhe se me të s’ka folur për pagën minimale.
“Vetëm një bisedë ka ndodhur me Radoiçiqin në gjuhën shqipe, dhe i qëndroj prapa asaj, ajo nuk është bisedë autoktone. Zëri im mund të këputet dhe të ngjitet me pytjet që ai i ka bërë pastaj. S’kam fol me Radoçiqin për Pagën minimale”, tha Kusari Lila.
Ajo po ashtu tha tha se ka shkuar në polici dhe se kërkon ekspertizë për këto materiale të publikuara.