Sot në trasenë e zgjerimit të rrugës nacionale N9.1 Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi i tretë i masave shkëmbore, nga ana e majtë dhe e djathtë e zgjerimit të rrugës.
Me këtë rast, do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë, e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.
Në njoftimin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohor nga ora 15:00 deri në ora 18:00.
“Kjo ndërprerje e qarkullimit të automjeteve në këtë segment rrugor vlen për të gjitha automjetet
Luten pjesëmarrësit në trafik për mirëkuptim dhe të i evitojnë lëvizjet në kohën dhe segmentin e cekur si më lartë, ose të shfrytëzojnë rrugë alternative”, thuhet në njoftim të MMPHI-së.
Tutje bëhet e ditur se të gjitha ekipet dhe individët e kontraktuar apo sipas detyrës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të ndërmarrin të gjitha veprimet e domosdoshme për të siguruar mbarëvajtjen e këtij procesi dhe për të dhënë informacionet e nevojshme.