Komisioni Evropian në faqen zyrtare në Facebook ka shkruar për vizitën e presidentes Ursula Von Der Leyen, në Kosovë ku ka potencuar edhe çështjen e para pagesave, të cilat synohet të bëhen para fundit të vitit.
KE thotë se më shumë se 880 milionë euro janë në dispozicion për Kosovën sipas Planit të Rritjes. Duke filluar me një pagesë të parë që mund të vijë deri në fund të vitit, shkruan Reporteri.net.
“Kosova ka bërë një punë të madhe në agjendën e reformave. Presidentja von der Leyen vizitoi sot Kosovën dhe theksoi progresin e saj në reformat e saj në lidhje me BE-në. Në përgjithësi, më shumë se 880 milionë euro janë në dispozicion për Kosovën sipas Planit të Rritjes. Duke filluar me një pagesë të parë që mund të vijë deri në fund të vitit”, thuhet në postimin e Komisionit Evropian.
Von Der Leyen, sot takoj presidenten Vjosa Osmani dhe më pas edhe kryeministrin Albin Kurti. Të dy këta kërkuan heqjen e menjëhershme të masave të BE-së të vendosura për Kosovën.